(VIDEO) Asad në punë sikur asgjë nuk po ndodh


Presidenti sirian Bashar al-Assad, mëngjesin e sotëm ka postuar një video ku shihet duke shkuar në zyrën e tij në presidencë. Kjo ndodhi pak orë pas sulmit që kryen në Siri, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, si reagim kundër përdorimit të armëve kimike ndaj popullit sirian. Siç raporton Reuters, Assadi i ka bashkuar videos një mbishkrim “Mëngjes i elasticitetit”, ndërsa në videon e cila zgjat rreth 8 sekonda, Assadi nuk flet asgjë por duket i veshur në kostum me kravatë dhe mbanë në duar një çantë.