(Video) Alivanoset në gjykatë i akuzuari Aleksandar Janevski-Toshta


I akuzuari për dhunë ndaj deputetit Ziadin Sela, Aleksandar Janevski-Toshta është alivanosur sot gjatë seancës gjyqësore, ku është vendosur që ndaj tij të mbetet akuza për tentim-vrasje. Gjatë seancës, Toshta ka ngritur zërin në gjykatë: “A më akuzoni pasi jam VMRO. A jua dha dikush vendimin me telefon?”

Toshta u njoftua se është i sëmurë nga zemra dhe ka stenda prandaj edhe u dërgua me ndihmë të shpejtë në klinikë.