(Video) Ali Ahmeti flet në gjuhën maqedonase në Plasnicë


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një takim me qytetarët në Plasnicë fjalimin e tij e ka mbajtur edhe në gjuhën maqedonase . Edhe pse Ahmeti është një kohë të gjatë në skenën politike, ai asnjëherë në tubimet publike nuk u është drejtuar qytetarëve në gjuhën maqedonase , gjithmonë fjalimet i ka mbajtur në gjuhën shqipe, me çka disa nga bashkëpunëtorët e tij madje kanë përkthyer e kjo ka ndodhur shpesh edhe gjatë deklaratave para mediave.

Nga fjalimi i tij në Plasnicë mund të vërehet se Ahmeti shumë mirë e mbizotron gjuhën maqedonase.