Vetura “Opel Corsa” ka goditur dy këmbësor


Me 06.11.2018 në ora 14.00 në Shkup, në udhëkryqin nga rruga “Beogradi” me rrugën “Todor Aleksandrov” dhe bulevardin “Nënë Tereza”, vetura e tipit “Opel Korsa” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.A.(58) nga Shkupi, ka goditur këmbësorët R.K.(48) nga fshati Stajkovci, Shkup dhe M.B.(54) nga Shkupi, transmeton Almakos.

Nga goditja, R.K. është lënduar rëndë, derisa M.B. është lënduar lehtë. Dytë janë dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup./Gazeta e Pavarur