Vesel Memedi jep dorëheqje te parevokueshme nga të gjitha funksionet


Kryetari i RDK-së, Vesel Memedit tërhiqet nga posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe nga pozita e deputetit.

,,Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deponova dorrëheqjen e parrevokueshme nga posti i Nënkryetarit të Kuvendit, si dhe deponova mandatin e deputetit të marrë nga populli, dhe ia ktheva sërisht popullit. Ishte nder që ju përfaqësova Juve në Kuvendin e vendit”, ka shkruajtur Veseli në profilin e tij në ,,Fejsbuk”.

Ai tha se nuk mund të bëj pazare me kryeministrin Zoran Zaev për ndërrimin e Ministrisë për vetqeverisje lokale, sepse kjo ministri i takon shqiptarëve. Ai tha se funksionet nuk janë aspak të rëndësishme për të dhe se do të deponojnë dorëheqje edhe në të gjitha drejtoritë të cilat i kanë udhëhequr deri më tani.