Vendoset emri i ri i Autostradës, mungon gjuha shqipe


Autostrada e Korridorit 10 nga sot do të njihet me emrin e ri “Prijatelstvo” apo “Friendship”

“Autostrada ‘Aleksandri i Maqedonisë’ sot edhe zyrtarisht fitoi emrin e ri “Miqësia”. Në tabelën e re mbishkrimet janë të shkruajtura vetëm në gjuhën angleze dhe atë maqedonase.” Në lidhje me mungesën e gjuhës shqipe në këto tabela, drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore” Zoran Kitanov, tha se ndërmarrja e tij i zbaton vendimet e qeverisë, prandaj kur të sillet vendim për implementimin e gjuhës shqipe në tabela, një gjë e tillë do të realizohet.

“Unë, ndërmarrja publike punon sipas ligjit. Siç na vinë vendimet e qeverisë, ashtu i zbatojmë. Kur të na vijë vendim i qeverisë se duhet të shtohet gjuha shqipe, nuk do të hiqet e tërë tabela. Do të shohim, ka edhe dizajn për një gjë të tillë dhe sipas saj do të veprojmë”, tha Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugët shtetërore”.

Ai shtoi se nuk janë të vërteta kalkulimet e gazetarëve për shuma të mëdha parash që duhen për ndërrimin e tabelave, pasi që bëhet fjalë vetëm për sipërfaqen e tyre, dhe jo zëvendësimin e tyre me të reja.