Vendimi i Opozitës së Bashkuar: Më 26 Maj protestë e madhe për rrëzimin e Ramës


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka thirrur gjithë shqiptarët në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, pas takimit me aleatët, Basha është shprehur se është koha që Shqipëria nuk duhet lënë në duart e Qeverisë mafioze të Edi Ramës. Njëkohësisht Basha shtoi se të gjithë bashkë mund t´ja dalin. Ai bëri të ditur se në datën 26 maj, opozita do të dalë në protestë të madhe për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima. Klima është e njëjta.

Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin Nuk hapen negociatat pa e ndare qeverisjen nga krimi

Nuk hapen negociatat kur qytetaret e pafajshem plasen ne burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.

Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet. Ky është akoma më i fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit te Sofjes.

Klima nuk ka ndryshuar.

As BE dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa. Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, për pushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.

Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve. Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e lidhur me krimin.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më anti europiane. Së bashku do ja dalim!”, tha Basha.