Vendet anëtare të BE-së duan që deri në korrik Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave


Vendet-anëtare të BE-së, dëshirojnë që vendi ynë të marr një datë për fillimin e negociatave jo më se voni deri në korrik, thonë burime te larta diplomatike në Bruksel, transmeton Medial.mk.

Siç paralajmërojnë, kryesia bullgare do të donte që data për fillim të negociatave të jepej në qershor, por nëse e njëjta nuk realizohet është e mundur që më së voni deri në korrik të caktohet data për fillim të negociatave nën presidencën austriake, edhe atëherë kur marrëveshja për emrin nuk është zgjidhur plotësisht, por nëse është në rrugë për tu zgjidhur, thonë burimet e MIA-s në Bruksel.

Në vendet-anëtare po mbizotëron atmosferë “ shumë pozitive” ndaj Maqedonisë dhe progresin e reformave në vend.

Ndërkaq Shqipëria gjithashtu ka mosmarrëveshje dypalëshe me Greqinë, por Greqia nuk guxon të hyjë në një bllokadë të drejtpërdrejtë./Medial.mk/