Veles, një banor nën hetim për përdhunimin e ish-gruas


Prokuroria Themelore Publike në Veles, ka sjellë urdhër për realizimin e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 32-vjeçare për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka bërë vepër penale – përdhunim.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, i dyshuari me datën 9 të këtij muaji e ka përdhunuar ish-gruan e tij. Ai e ka pritur të dëmtuarën në hyrje të ndërtesës ku ajo jeton dhe kur e ka hapur derën hyrëse të banesës së saj, e ka kapur për dore dhe me dhunë e ka futur në dhomën e ndejës. Më pas e ka shtyrë në krevat, e ka kapur për flokësh dhe e ka shtrënguar për fyti, duke i thënë se do të ketë marrëdhënie seksuale me të “me ose pa dashje”. Kur e dëmtuara ka refuzuar të zhvishet, i dyshuari ia ka grisë këmishën dhe e ka përdhunuar.

“Duke e pasur parasysh se pas kryerjes së veprës penale i dyshuari e ka lëshuar vendbanimin e tij dhe ka munguar deri në ditën e ardhshme, mundësia për shkak të fëmijës së përbashkët dhe kontaktit me të dëmtuarën dhe të ndikojë ndaj së njëjtës ose ta përsërisë veprën penale, deri tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Veles është dërguar propozim për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit. Propozimi i prokurorit kompetent publik është pranuar, dhe të dyshuarit i është shqiptuar masë paraburgimi në afat prej 30 ditësh”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.