Vdiq një foshnjë gjashtëmuajshe me fruth në Klinikën Infektive


Një foshnjë gjashtëmuajshe prej fruthit vdiq sot në mëngjes në Klinikën për Sëmundje Infektuese, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Theksoi se foshnja ka pasur komplikim në mushkëri dhe ka qenë e pavaksinuar.

“Së pari është trajtuar në spitalin në Kozle, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën Infektive ku mjekët për fat të keq nuk kanë mundur të ballafaqohen me komplikimet. Sinqerisht shpresoj se trendi i vaksinimit do të vazhdojë për atë që është gjëja e vetme që duhet të bëhet me qëllim që të ngrihet imuniteti kolektiv i cili është zvogëluar dukshëm pas rënies së përfshirjes me vaksinën në vitin 2014 dhe për fat të keq tani jemi duke u ballafaquar me këto pasoja”, tha Filipçe i cili së bashku me kryeministrin Zoran Zaev sot e vizituan Klinikën e Neurologjisë.

Shtoi se edhe dy fëmijë janë në gjendje kritike, por stabile shëndetësore. Sqaroi se ata kanë ndezje në mushkëri, por tani për tani parametrat vitale i kanë stabile dhe nuk janë në rrezik për jetën.