Vdes një vajzë pesëvjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga gripi


Një vajzë pesëvjeçare mbrëmë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ku është sjellë pas tre ditë kurimit në Institutin për Sëmundje të Mushkërive në Kozle, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes gjatë infektimit nga gripi pandemik H3N1, kumtuan sot  nga Klinika.

Fëmijës i është dhënë terapi me tamiflu, terapi me antibiotikë, mbështetje me oksigjen, terapi  hepatoprotektive,  terapi antikonvulsante, imunoglobulinë intravenoze , plazma dhe terapi të tjera specifike. Për shkak të përkeqësimit të simptomave respiratore, theksohet, fëmija është intubuar, por edhe krahas të gjitha masave të ndërmarra ka vdekur në orën 23.30, pas 13 orëve qëndrim në Klinikë.

Fëmija paraprakisht shpesh është kuruar në Institutin në Kozle dhe në Klinikën me Diagnozë të Astmës, qëndron në kumtesën e Klinikës për Fëmijë.