Vazhdon rikonstruimi politik, PDSH “vëzhgon” FBI-në maqedonase dhe MPB-në

Analistët skeptik: Për reforma janë të nevojshëm hapa të guximshëm, jo plotësimi i dëshirave partiake.

Pas tejkalimit të “Aleancës” në opozitë, burime qeveritare për “Nezavisen” pohojnë se tashmë kanë filluar kontaktet e para për kyçjen e PDSH-së në qeveri. Të njejtët burime vërtetojnë se kryeministri Zoran Zaev PDSH-së ia ka ofruar të njejtat pozita që ishin fillimisht të rezervuar për ASH-në e Zijadin Selës, më saktësisht zëvendësministrinë për reforma. Sipas paralajmërimeve, PDSH është kundërpërgjigjur me kërkesën që tu takojë MPB, si dhe një vend në “FBI-në maqedonase”. Mirëpo në këtë kërkesë të PDSH-së Zoran Zaev me kundër ofertë, dhe në tavolinë Menduh Thaçit janë ofruar 10 drejtori dhe 1 zëvendës ministër në dikasterin e Mbrojtjes.

Intensifikim të takimeve mes Thaçit dhe Zaevit pritet pas festave të Krishtlindjeve. Thaçi në kampanjën e tij të fundit të zgjedhjeve parlamentare vitin e kaluar votuesve u premtoi se do të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar. Edhepse muajve të fundit PDSH është tërhequr nga opinioni, partia e Menduh Thaçit nuk ka hezituar ti jep përkrahje qeverisë reformatore të Zoran Zaevit.
Mirëpo njohësit e çështjeve politike në vend me tone skeptike për situatën politike në vend. Sipas Xhenis Sulimanit, përshkak të shumicës së dobët parlamentare, kryeministri Zaev në Qeveri është i gatshëm ta ftoj PDSH-në, e cila siç theksoi Sulimani, duhet ti përputh qëndrimet e saj me BDI-në me qëllim që mos të përsëritet gabimi siç ishte me ASH-në e Selës.
“Momentalisht ku numrat në kuvend nuk janë konstant, çdo përkrahje shtesë për kryeministrin Zoran Zaev është e mirëseardhur. Zotimet për reforma duhet të realizohen për ta bindur kjo përbërje qeveritare opinionin se është ndryshe nga ajo e kaluara famëkeqe. Por reformat duan përkushtim dhe trup stabil parlamentar. PDSH ende nuk është prononcuar zyrtarisht nëse është e gatshme ti bartë mbi supe zotimet e kësaj qeverië por edhe premtimet që i kanë dhënë si parti gjatë fushatës, dhe cka është më e rëndësishme sa zotimet e PDSH-së janë në përputhje me vizionin e LSDM-s. Unë mendoj se PDSH do të funksiononte me BDI-në vetëm më rast se të njëjtat paraprakisht merren vesh mes veti. Kjo për arsye të mos përsëritet gabimi Aleanca-BDI, të cilat hynë në qeveri të ndara, dhe jo si një trup, apo si një përfaqësi unike shqiptare”, deklaroi Sulimani.

Pronari i të përditshmes “Lajm” Fejzi Hajdari, duke shkuar një hap më tej pohon se kryeministri Zaev me “përjashtimin” e ASH-së nga Qeveria vetëm që ia plotësoi dëshirat e BDI-së ndërsa dëmtoi reformat.. Hajdari vlerëson se BDI dhe PDSH janë parti të dëgjueshme në çdo kabinet qevertar, dhe prandaj nuk mund të shpresojmë në realizimin e suksesshëm të reformave që Komisioni Evropian i kërkon nga Maqedonia.

“Nuk besoj se do të përfitojë ndonjë gjë nga dalja ASH (Aleancës për Shqiptarët), resektivisht nga hyrja eventuale e PDSH-së në Qeverinë Zaev, në kontakst të përmbushjes së reformave për të cila është zotuar qeveria Zaev gjatë fushatës. Sepse më mendimin tim, Zaev me potezin e fundit (dmth me heqjen e ASh-së nga qeveria), nuk kishte për qëllim shtimin e kapacitetit për plotësizimin (realizimin) e reformave, por me këtë potez ia realizoj “qejfin BDI-së” (!), partnerit të përhershëm të cilësdo qeveri. Nuk besoj se me partitë të dëgjueshme sic është BDI-ja (dhe tani se fudmi edhe PDSH-ja), mund të realizohen reformat. Reformat kërkojnë kapacitete politike dhe kreative, pastaj kërkojnë sakrificë dhe guxim, dhe jo “bërje ose plotësim qejfesh”. Vlerësoj se Qeveria Zaev me potezin e fundit nuk ka përfituar aspak ne kontekst të akumulimit të energjisë për hapa të tillë reformues, përkundrazi, ka dëshmuar se në pamundësi për të ndëmarrë ndonjë hap reformues të guximshëm, po i plotëson qejfe BDI-së. ë fakt, cfarë reforma do të paraqiste Ligji për përdorimin e gjuhëve (dhe jo gjuhës shqipe)? Ligj ky i cili nuk e zgjidh përdoriin zyrtar të gjuhës shqipe, por thjeshtë ‘aktron” zgjidhjen e një problemi shumë të madh për shqiptarët të cilin Ali Ahmeti me BDI-në, as pas 17 vjetësh në qeveri nuk po arrinë ta realizojë. Nuk po flasim për të tjerat reformat të cilat duhet të realizohen nga kjo qeveri. Me pak fjalë, Zaevi as pas kaq muajsh, nuk po arrinë të akumulojë kapacitete reformuese ne qeverinë e cila mbanë parashenjën “Reformatore”. Reformat kërkojnë hapa dhe zgjidhje konkrete, dhe jo “rikonstruime” kancelarike dhe bërje qejfe partiake!”, përfundoi Hajdari.

Zaev edhepse këtë vit e priti me shumicë të dobët dhe problematike parlamentare, përjashtoi çdo mundësi për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare.

Blerim Ismaili