Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”


Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastet e PSP-së “Monstra”.

Rasti “Monstra” i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, ndodhet në fazën e dëshmive.

Për vrasjen e Kire Triçkovskit, Filip Sllavkovskit, Cvetanço Acovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailloviq, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Por, Gjykata e Lartë shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe rasti sërish u kthye nga fillimi dhe me të udhëheq Prokuroria Speciale.