Vazhdojnë seancat për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”


Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Titanik 3”. Në seancën e kaluar për lëndën “Titanik” janë prezentuar materiale dëshmuese-dokumente, lista nga vendet e votimit, dhe biseda telefonike.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Sot gjithashtu vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, pasi si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në vitin 2013 kanë “prishur material zgjedhor”, seanca sot vazhdon me dëshminë e 8 dëshmitarëve të rinj.