Vazhdojnë edhe sot bisedimet për emrin


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dhe e Greqisë sot në Shkup do ta realizojnë takimin e shtatë të tyre, si pjesë e masave të ndërtimit të besimit mes të dyja vendeve. Siç paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, pritet që dy delegacionet të marrin pjesë edhe përfaqësues të më shumë institucioneve.

Takimi i fundit mes shefave të diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias u mbajt më 11 janar në Selanik. Atëherë, MPJ-ja e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë deklaruan, se kanë pasur bisedime të mirë me fokus të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në kontekstin më të gjerë, lidhur me masat vijuese për ndërtimin e besimit.