“Vasko Naumovski nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për emrin”


Negociuesit rreth çështjes së emrit, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, nuk do të takohen më me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz. Bisedimet për emrin do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme, në krye me ministrat Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Në këtë fazë më intenzivisht do të komunikojnë edhe drejtorët për Ballkan në MPJ, Aleksandra Miovska nga Maqedonia dhe Sofija Gramata nga pala greke, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas TV Telma, këto dy diplomate kanë qenë pjesëmarrëse në takimin e fundit në New York dhe janë të njohura mirë me procesin negociues.

Ndërmjetësuesi Matthew Nimetz, i cili gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të vizitojë Shkupin dhe Athinën, do të takohet me ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias