Varroset Burhani, 22-vjeçari që vdiq duke ndihmuar një fëmijë në plazhet e Greqisë


Ishte shëndosh e mirë, planifikoi të kalon pushimin në plazhet e Greqisë por atje ndodhi një tragjedi. Njëzet e dy vjeçari Burhan Latifi nga Haraçina i cili ditë më parë humbi jetën në plazhet e Greqisë sot u varrosë në varrezat e fshatit Mojancë. E gjithë tragjedia kishte ndodhur derisa Burhani kishte vrapuar për të shpëtuar një fëmijë i cili kishte kërkuar ndihmë. Për fat të keq vet Burhani nuk kishte arritur të shpëojë ndërsa kishte ndërruar jetë pak minuta pasi trupi i tij ishte nxjerrë nga deti. Burhani ishte djali i vetëm i familjes Latifi.