Vardari më i mirë se Rabotniçki, Shkendija bindëse në Kratovë


Sot pasdite u luajtën katër ndeshje nga xhiroja e 24-t e Ligës së parë të futbollit në vend pas të cilës Shkendija është një hap më afër titullit të kampionit.

Tetovarët festuan triumf bindës pas ndeshjes si mysafire tek Sileksi, përderisa në derbin e qytetit Vardari e mposhti Rabotniçkin.

Rezultatet e arritura:

Rabotniçki – Vardari 0:2
Renova – Bellasica 3:2
Shkupi – Makedonia GJP:1
Sileks – Shkendija 0:3.

Ndeshja Pobeda – Akedemia Pandev është shtyrë.

Tabela: Shkendija 53 pikë, Vardari 45, Akademia Pandev 42 (një ndeshje më pak), Renova 33, Shkupi 33, Rabotniçki 31, Makedonia GJP 29, Sileksi 24, Bellasica 19, Pobeda 18 (një ndeshje më pak).