Valdeta Hamiti është nëna e dy fëmijëve që humbi jetën në aksidentin Shkup –Tetovë


Valdeta Hamiti,  është njëra prej viktimave që ka humbur jetën gjatë aksidentit të mbrëmshëm i cili ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë. Valdeta lindi  në vitin 1989 në fshatin Pallaticë të komunës së Zhelinës,  u martua në Debresh të Gostivarit. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve. Nuk kishte dy muaj që ishte angazhuar në Universitetin Nëna Terezë, si asistente/profesoresh në Fakultetin e Shkencave Teknike.

Nga Universiteti Nënë Tereza thonë se me pikëllim e kanë marrë lajmin për humbjen e koleges së tyre.

“Një humbje e madhe për UNT-në. Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar”, thonë nga Universiteti Nënë Tereza.

Nga Debreshi ishte edhe Rametulla Abdurahimi  djalë i vetëm në familje.

Ndryshe sot u identifikuan 14 viktimat e aksidentit tragjik ku disa janë varrosur e disa vazhdon obsuksioni dhe më pas tu dorëzohen familjeve.