Vajza 18 vjeçare kidnapohet nga katër burra, pastaj dhunohet


Katër burra parmbrëmë kanë kidnapuar një vazjë 18 vjeçare në një shtëpi në fshatin Buçim të Radovishit, ku është përdhunuar.
Policia e ka arrestuar 30 vjeçarin S.S. nga fshati Buçim dhe pas ndriçimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet padi adekuate penale, transmeton Gazeta Lajm.
Ngjarja rrëqethëse ka ndodhur parmbrëmë natën kur S.S. bashkë me tre persona tjerë të panjohur e kanë future në veturë vajzën 18 vjeçare dhe e kanë dërguar në shtëpinë e vëllaut të tij në fshatin Buçim.
Sipas deklaratës së vajzës, S.S. ka kryer abuzim seksual ndaj saj.