Vajgëll: Ky është moment historik për Maqedoninë. Shans të dytë nuk do të ketë

Ky është moment historik për Maqedoninë dhe duhet të vlerësohet si hap i parë konkret drejt anëtarësimit në BE, ka porositur raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo VajgëlL në seancën e Këshillit nacional për eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë, ku i pranishëm ishte edhe komisari për zgjerim Johanes Han i cili edhe zyrtarisht ka inauguruar fillimin e procesit të skriningut për gatishmërinë e vendit për fillimin e negociatave inkuadruese.

“Ky nuk është formalitet, është shans përmbajtjesor për përparim. Anëtarësimi në BE dhe NATO është shans historik për Maqedoninë. Nuk do të ketë shans të dytë. Dua ta përcjell porosinë deri te ju, se nuk do të ketë shans të dytë që të zgjidhen çështjet e hapura gjë që e ngarkon procesin e inkudrimit të Maqedonisë drejt BE-së, shumë vite pasi u bëtë kandidat për anëtarësim. Askush nuk mund të paramendojë kushte më të mira që të nisin negociatat dhe të përfundojnë ato me sukses mes Maqedonisë dhe Greqisë”, ka thënë Vajgëll, duke i ururar kryeministrat e dy vendeve për marrëveshjen e arritur.

Ai mes tjerash ka dërguar apel deri te deputetët që të punojnë bashkërisht dhe të vendosin interesat e shtetit para atyre partiake.

“Partitë janë lojtarë, njëri mund të fitojë, njëri të humbë. Ndonjëherë jeni fitues, ndonjëherë jeni humbës, por interesi i shtetit është një dhe duhet të nënkuptojë investim në vullnetin e mirë dhe kompromisin”, ka theksuar Vajgëll.