Ushtria amerikane Krivollak-u poligon për stërvitje të mëdha (VIDEO)


Më shumë se 1.000 ushtarë të Forcave tokësore të SHBA-së në Evropë dhe të ARM-së, vitin e ardhshëm në poligonin e armatës “Krivollak” do të mbajnë stërvitje ushtarake “Goditje vendosëse 2019”, publikoi ueb faqja amerikane “Start and Stripes”.

Nga ARM-ja kumtuan se disa nga aspektet më të rëndësishme të stërvitjes do të përfshijnë edhe kualifikim të ushtarëve të SHBA-së për shfrytëzimin e armëve me kalibër të vogël, armë kundër-tanku dhe armë tjera këmbësore, si dhe kualifikim për pushkë automatike M240H standard i armëve të cilat zakonisht përdoren në shumë armata të anëtareve të NATO-s. Stërvitja do të sigurohet me ekip ajror-ambulancë dhe pajisje tjetër për situata urgjente.

Nga 1 gushti në “Krivollak” veçmë stërviten 200 ushtarë të forcave paqësore të SHBA-së në Kosovë, aftësitë e të cilëve deri më 20 gusht do t’i kontrollojnë njësitë nga skuadroni e 3-të, Regjimenti i 61-të kalorës, brigada e parë, Divizioni i 4-të këmbësorik (3-61 regjiment i kalorësisë) nga Fort Karson, Kolorado dhe batalioni i 3-të, regjimenti i aviacionit të 126-të, nga Garda e armatës kombëtare, e stacionuar në Boston dhe Maseçusets.

Nga ueb faqja e armatës potencojnë se poligoni “Krivollak”, që është me sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katror, ofron mundësi të ngjashme për stërvitje siç është “Grafenuer” në Gjermani, por, sipas tyre, poligoni në Maqedoni është 3 orë nga Kosova, dhe u mundëson kushte të shkëlqyera për stërvitje. Komandanti i forcave multikombëtare për siguri në Kosovën lindore, koloneli Nik Duçiq, megjithatë thotë se afërsia e “Krivollak”-ut me Kosovën do t’u mundësojë ushtarëve shpejtë të kthehen në vendet e tyre të punës, nëse vjen në ndonjë situatë të jashtëzakonshme.

Sipas zëvendësshefit të Zyrës për bashkëpunim mbrojtës në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, Patrik Enrikez, poligoni i Armatës në Maqedoni, që është ndërtuar para 70 viteve dhe që e ka shfrytëzuar ushtria jugosllave për stërvitje për armë me kalibër të lartë dhe stërvitje për sulme ajrore, ofron mundësi të shkëlqyera për stërvitje të ushtrive aleate.

“Armata e SHBA-së gjithmonë kërkon vende për stërvitje”, thekson Enrikez dhe shton se ata në Krivollak shohin si në alternativë, ndërsa në disa situata edhe si zgjidhje.