Ushtar i ARM-së, pjesëmarrës në incidentin në Krushevë


Lidhur me informacionet e djeshme për pjesëmarrje të pjesëtarit të ARM-së në incidentin në manifestimin e Ilindenit në Meçkin Kamen, Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin se është formuar Komision me qëllim ngritjen e procedurës kundër ushtarit profesionist Martin Bogoevski i cili është evidentuar dhe zbuluar në video- incizimin në Krushevë, transmeton Medial.mk.

“Me qëllim të merren detaje për situatën dhe prapavijën e rastit, ushtari Bogoevski sot është thirrur në bisedë informative në policinë ushtarake. Gjatë bisedës, ushtari Bogoevski i cili në incizim shihet se është në reshtin e parë, mohon se ka marrë pjesë në incidentin ku verbalisht dhe me gjësende janë sulmuar zyrtarë nga jashtë si dhe delegacioni qeveritar e cila erdhi në Meçkin Kamen me qëllim të merr pjesë në manifestimin në Ilinden”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.