United insiston për Bale


Manchester United është i vendosur të bëjë edhe një përpjekje, të tretën me radhë, për të transferuar Gareth Bale.

Raportohet se zyrtarët e Real Madrid janë lodhur me lëndimet e Bale, ndërsa Djajtë e Kuq janë të bindur se ai mund të menaxhohet më mirë.

Megjithatë, United duhet të paguajë gati 100 milionë euro për uellsianin, po aq sa patën paguar Los Blancos kur qe blerë nga Tottenham.