Ulja e papunësisë, 8.3 mln euro për hapjen e 980 bizneseve


Papunësia, ikja e të rinjve në mërgim mbetet një ndër problemet kryesore të Maqedonisë. Pothuajse 50% e të rinjve të ardhmen e tyre e shohin jashtë shtetit. Për të tejkaluar këtë problem, qeveria ka nënshkruar me programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

8.3 milion euro janë për punësimin e të rinjve dhe kategorive të rënda sociale. Më këto mjete është paraparë hapja e 980 bizneseve të vogla, prej të cilave 50 për persona me aftësi të kufizuara.

“Këto masa janë jashtëzakonisht të rëndësishme, inkluziviteti social dhe ekonomik i kategorive të rënda duhet të shkojë paralelisht me realizimin e prioriteteve të Qeverisë për rritje dhe zhvillim ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe programin për rritjen e konkurrencës të tregut të punës”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

“Mungesa e vendeve të punës është sfidë kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të Maqedonisë. Brengos edhe fakti që pothuajse 50% e të rinjve vazhdimisht po largohen nga vendi, por një numër i madh po i lënë fshatrat, mjediset rurale. Masat të cilat UNDP i merr për momentin janë të dedikuara për zgjidhjen e kësaj problematike”,- theksoi koordinatorja e UNDP-së, Luiza Vinton.

Masat për punësim do të mund t’i shfrytëzojnë edhe ndërmarrjet sociale dhe shoqatat joqeveritare. Është e paraparë që me këtë plan operativ të përfshihen mbi 16 mijë persona të papunë.

“Duhet të përfshihen më shumë se 16 mijë e 269 persona të papunë, prej të cilëve 9 509 në mënyrë të drejtpërdrejtë duhet të jenë të përfshirë në masat për punësim. Me këto programe të ngjashme janë të përfshirë programe për vetëpunësim, programi për krijimin e vendeve të reja të punës, trajnime dhe programe për angazhim në punë”,- theksoi ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska.

Plani operativ vetëm për këtë vit është në vlerë të 17 milion eurove dhe i njëjti duhet të sjellë punësime për rreth 1600 persona. TVM2