Ulen çmimet e derivateve të naftës


Komisioni Rregullator për Energjetikë në bazë të metodologjisë së re ka vendosur që prej sonte në mesnatë derivatet e naftës të shiten me çmim më të ulët, me çka benzina do të shitet për 1 denar më lirë derisa dizeli për 2 denarë.

Kështu që nga mesnata SUPER 95 do të shitet për 71,00 denarë për litër; SUPER 98 për 73,00 denarë për litër, derisa dizeli ulet për 2 denarë dhe do kushtoj 64 denarë.