U merren telefonat deputetëve Trajko Veljanoski dhe Vesel Memedi


Supozohet se telefonat e konfiskuar mund të përmbajnë informata për komunikime të caktuara, të cilët do të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit, jozyrtarisht mësonë DW.
Adresat e 36 të dyshuarve, arrestimin e të cilëve kërkoi Prokuroria themelore publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me ngjarjet e 27 prillit, nuk kanë qenë adresat e vetme për të cilët policia ka fituar urdhëra për të vepruar. Siç mëson DW prej burimeve brenda hetimeve, të martën në mëngjes policija ka vizituar edhe dy adresa: shtëpin në Shkup të Veljanoskit dhe shtëpin në Gostivar të deputetit Vesel Memedi. Më tej nga DW mësojnë se telefonat u janë konfiskuar, por nga hetimi nuk jepen akoma detaje, por sipas informatave të DW, të njejtit përmbajnë të dhëna të rëndësishme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e aktiviteteve të caktuara të 27 prillit.