U mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Lëvizjes BESA


Pas përfundimit të Kongresit të Parë të Lëvizjes BESA, ku Afrim Gashi u zgjodh që të jetë i pari i BESËS, të shtunën me 10 mars në Selinë e Lëvizjes BESA në Shkup u mbajt edhe mbledhja e parë e Kuvendit Qendror e thirrur nga kryetari i saj, z. Afrim Gashi.

Në këtë mbledhje siç mësojmë është verifikuar mandati i anëtarëve të Kuvendit Qendrorë dhe është zgjedhur Kryesia e re e Lëvizjes BESA. Ditëve në vijim do të del përbërja e re e Kryesisë Qendrore dhe kompletimi i hierarkisë partiake.