Tzanakopoulos: “Maqedonia Ilindenase” nuk është në tavolinën e bisedimeve


Dimitris Tzanakopulos, zëdhënës i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, thotë se ka parakushte politike dhe teknike për një ujdi për çështjen e emrit.

Sipas tij, temat e bisedimeve në New York janë kërkesa për një emër erga omnes, rishikimi i Kushtetutës, dhe shqyrtimi i propozimeve të ndërmjetësuesit Nimetz.
Për televizionin “Sky”, Tzanakopoulos rithekson se emri “Maqedonia Ilindenase” nuk është pjesë e bisedimeve.