Tusk: Hapet rruga drejt BE-së, qëndroi të përkushtuar tek reformat


Kjo është një javë e mirë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së e hapën rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019 dhe për disa orë presim që shefat e qeverive ta konfirmojnë këtë vendim, deklaroi sot në pres konferencë kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai tha se përparimi nuk do të ishte i suksesshëm pa angazhimin e fuqishëm të Qeveris së Maqedonisë, duke theksuar arritjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin, që paraqet shembull për të tjerët në rajon se si duhet që të zgjidhen problemet.

“Gjatë vizitës sime në Shkup pashë një vullnet të dukshëm politik për të ecur përpara në integrimet euroatlantike dhe se do të mbeteni në këtë rrugë që të mbani hapin e reformave në fushat kryesore”, tha Tusk.

Ai i falënderoi autoritetet e Maqedonisë për përpjekjet në krizën emigruese në vitin 2015.

Kryeministri Zaev, theksoi se sot në Bruksel në zemrën e Evropës është konfirmuar lajmi i madh që Republika e Maqedonisë të marrë datë për negociata në qershor të vitit 2019.

“Vendi ynë e meriton këtë”. Liderët e BE-së thanë po, vendi e meriton këtë. BE-ja pranoi që Maqedonia nga një vend i robëruar vetëm për një vit bëri një kthesë të madhe. Për vetëm një vit Republika e Maqedonisë është vend i ndryshimeve pozitive, i inkluzivitetit, i dialogut politik, për vullnet politik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët”, tha në pres-konferencë kryeministri Zaev.