Turqia sërish e kritikon Kinën për shkak shkeljes së të drejtave të njeriut


Turqia sot sërish e kritikon Kinën për mënyrën e trajtimit të pakicës së saj myslimane dhe i bërin thirrje të bëjë dallim mes “terroristëve dhe njerëzve të rëndomtë.

Gjatë fjalimit në Këshillin e KB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë, ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu deklaroi se Turqia e njeh “të drejtën e Kinës të luftojë kundër terrorizimit”, por i bënë thirrje ta respektojnë lirinë e fesë dhe ruajtjen e identitetit kulturor të ujgurëve dhe myslimanëve tjerë.

Turqia, e cila ka lidhje kulturore dhe fetare me ujgurët, është vendi i vetëm mysliman, i cili e kritikoi Pekinin për shkak sjelljes ndaj pakicave fetare.

Çavushogllu sjelljen e Kinës ndaj ujgurëve e quajti “arsye të madhe për turpërim të njerëzimit”.

Ai gjatë fjalimit të tij e kritikoi edhe Izraelin, dujke thënë se shkelja e të drejtave të njeriut palestinezëve ka arritur nivel alarmues.