Xhaferi: Nuk ka kushte formale për debat rreth Ligjit për gjuhët


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në mbledhjen e sotme të 32-të e shtyu debatin rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë, që ishte pika e tetë.

Xhaferi theksoi se debati rreth kësaj pike do të vazhdojë pasi që do të përmbushen kushtet për të.

“Përpunimi i të gjitha amendamenteve, të cilat janë 35.569, nuk kanë përfunduar. Duke e pasur parasysh obligimin e rregullores që të përkthehen, nuk janë përmbushur kushtet formale për hapjen e debatit rreth kësaj pike. Prandaj kalojmë në pikën e ardhshme”, tha Xhaferi.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pjesën e pasdites debatoi rreth 23 pikave nga rendi i ditës. Për shkak të mungesës së deputetëve, votimi për këto pika do të jetë nesër në orën 12:00, për kur është caktuar vazhdimi i mbledhjes.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, lidhur me pikën e tetë, në të cilën është Ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë informoi se ende nuk janë përpunuar të gjitha amendamentet dhe se nuk ka kushte formale për debat rreth kësaj pike. Theksoi se debati rreth kësaj pike do të vazhdojë pasi që të përmbushen kushtet për të.

Deputeti Hari lokvenec, si kryesues i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve bashkarisht i arsyetoi të gjitha shtatë propozimet.

“Komisioni i shqyrtoi propozimet për ndryshime në përbërjen e organeve dhe trupave në përbërje të Kuvendit. Bëhet fjalë për komisionet, delegacionet, këshillat dhe komitetet. Të gjithë me përfaqësues të anëtarëve të grupeve parlamentare në Kuvendin e RM-së. Në Komision u parashtruan propozime të grupit parlamentar të Koalicionit të kryesuar nga LSDM, nga lëvizja BESA, nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët, nga PDSH dhe partia BDI”, tha Lokvenec.

Theksoi se me atë do të mundësohet zbatimi i politikave shtetërore dhe prezantimi i Maqedonisë dhe Shtëpisë ligjdhënëse të RM-së.

Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, lidhur me propozimin për shkarkim të anëtarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit, tha se ai është sipas nenit 158.

“Anëtari i Këshillit, Zoran Stojanovski, për shkaqe personale më 25 dhjetor të vitit të kaluar në Qeveri parashtroi kërkesë për shkarkim si anëtar i Këshillit ne i propozojmë Kuvendit ta shkarkojë nga funksioni”, deklaroi Elezi