Tsipras ironizon protesten për emrin e Maqedonisë, duhet tolerancë jo fanatizem


Kryeministri grek, Aleksis Tsipra ka ironizuar protestën e djeshme kundër përdorimin të termit “Maqedoni” në emrin e fqinjit verior. Ministri i Jashtëm i Athinës, Nikos Kotzias nënvizon se do të vazhdojë i qetë me negociatat me Shkupin. Kurse opozita maqedonase nënvizon se protesta ka minuar procesin e bisedimeve mes dy vendeve.

“Tërmeti dhe miliona protestues mbetën vetëm dëshirë e organizatorëve, ish kryeministrit Andonis Samaras dhe liderit të partisë opozitare Demokracia e Re, Kirajkos Micotakis”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras, pas protestës të së dielës në Athinë. “Në protestë, ashtu edhe siç pritej kishte vetëm mijëra qytetarë. ‘Tërmeti’ dhe miliona demonstrues të shpikur nga organizatorët Samaras dhe Micotakis, të cilët dëshiruan ta përvetësojnë protestën mbetën vetëm dëshirë. Qeveria udhëhiqet nga principi i interesit patriotik, vëmendjes, përpikshmërisë dhe nëpërmjet pozitave të qarta, të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët”, vijon më tej deklarata.

Gjithashtu nënvizohet se “shumica e qytetarëve grek, të cilët e shikuan protestën nga televizioni, pa dallim qëndrimeve të tyre, janë të bashkuar në besimin se çështjet e mëdha të politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe jotolerancë”.