“Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi” sot në Gjykatën Penale


Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca gjyqësore për tre lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”.

Gjykimi për “Trust” javën e kaluar u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq. I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznesmeni Sead Koçan dhe pesë persona tjerë.

Në lëndën “Spiuni” mes 18 personave të akuzuar është edhe ish-gjenerali policor Goran Stojkov dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Vane Cvetanov.

Ndërsa për lëndën “Transportuesi” janë caktuar dy lëndë këtë javë, e para sot dhe tjetra të enjten. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve, me çka kanë dëmtuar buxhetin me rreth 360 mijë euro.