Trump: Seuli ka 28 milionë njerëz, imagjinoni çfarë mund të ndodh nëse Jong-un nuk respekton marrëveshjen


Takimi historik mes kreut të SHBA-së Donald Trump dhe Koresë së Veriut kaloi në atmosferë pozitive, kështu u vlerësua takimi prej ekspertëve të ndryshëm politik.
Pas takimit me homologun e tij, Trump në pres konferencë deklaroi se është mirë për botën nëse Kim Jong-un do ta respekton marrëveshjen, përndryshe as nuk duhet diskutuar skenaret tjera që janë shumë negative për botën.

“Nuk dua të kërcënohem dhe kryetari Jong Un e kuptoi. Seuli ka 28 milionë njerëz kurse Nju Jorku ka 8 milionë banorë dhe imagjinoni çfarë mund të ndodh nëse nuk respektohet marrëveshja. Mendoj se edhe Japonia, fqinjët e Koresë së Veriut nuk do të lejojnë që mos të respektohet marrëveshja.
Çdo alternativë tjetër tjetër nuk është pozitive dhe nuk është për tu diskutuar”, tha Trump.