Tridhjetë ditë të reja paraburgim për Jovanovskin dhe Milevskin për rastin “Reket”


Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski të dyshuar në rastin “Reket”, do të mbesin në paraburgim  edhe 30 ditë, kumtoi Gjykata Penale në Shkup.

“Këshilli Penal i Repartit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, sot (13.09.2019) duke vepruar sipas propozimit të prokurorit publik kompetent për vazhdim të masës së paraburgimit  kundër B.J. dhe Z.M. solli vendim me të cilin propozimi i Prokurorisë vlerëson edhe masën e paraburgimit  me të cilën vazhdohet për 30 ditë të reja  për shkak të ekzistimit të arsyeve  nga neni 165 fq. 1 p. 1, 2 dhe 3 nga LPP, informojnë nga Gjykata.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë të ankohen te Gjykata e Apelit – Shkup.

Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, Prokuroria i akuzoi  për vepër penale “marrje të shpërblimit për  ndikim kundërligjor”, ndërsa i dyshuari i parë Jovanovski edhe për “larje parash dhe të ardhura tjera të krimit nga vepra ndëshkuese”.

Jovanovskit dhe Milevskit për herë të parë u ishte caktuar paraburgim më 15 korrik të këtij viti.

Si e dyshuara e tretë për rastin “Reket”, në paraburgim është edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva.