Tre opsionet e BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare


BDI-ja ka shqyrtuar tre opsione per zgjedhjet eventuale te parakohshme, shkruan Gazeta Lajm.

Ne mbledhjen e kryeasise Qendrore si opsion i pare u shtrua mundesia qe blloku politik shqiptare te del me liste te perbashket per deputete, mundesia e dyte eshte qe BDI e vetme te garoje ne zgjedhjet eventuale, ndersa varianti i trete eshte qe partia e Ahmetit te hyje e vetme ne votime.

Burime te besueshme nga mbledhja e kryesise se BDI-se, njoftojne se opsioni me më shume gjasa per te ndodhur eshte, nisma per nje liste te perbashket mes partive shqiptare, pasi integristet mendojne se ne kete menyre subjektet shqiptare do te siguronin te pakten 30 mandate ne perberjen e ardhshme parlamentare, shkruan Lajm.

Koalicioni parazgjedhor me LSDM-ne eshte varianti me pak i pelqyer ne partine e Ahmetit.

Megjithate, me teper se per zgjedhje te parakohshme, BDI-ja eshte e interesuar te bind kreun e VMRO-DPMNE-se Hristijan Mickovskin per te mbeshtetur marreveshjen e Prespes ne Kuvend.

Ne kete kuader, menjehere pas mbajtjes se referendumit, lideri integrist Ali Ahmeti ka zhvilluar takime me Mickovskin por edhe me kryeministrin Zaev, megjithate detaje nga keto takime nuk jepen. /Gazeta e Pavarur