Tre kalimtarë në Veles u lënduan pasi u goditën nga një “Fiat punto”


Tre vetë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi herët në mëngjes rreth orës katër pranë Bibliotekës së Qytetit në Veles.

Tre këmbësorë morën lëndime të rënda trupore pasi u goditën nga një Fiat Punto. Shoferi fillimisht goditi këmbësorët dhe pastaj u përplas me murin.

Zyra e Prokurorit Publik njoftoi sot se një ekip i zyrës së prokurorit publik nga Velesi zhvilloi një hetim në vendin e ngjarjes dhe u lëshuan edhe urdhëresa për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes dhe kryerjen e analizës së gjakut dhe urinës së shoferit.

Dy nga të lënduarit u transferuan në Klinikën Universitare të Traumatologjisë, Ortopedisë, Anesteziologjisë, Reanimacionit, Mjekimit Intensiv dhe Qendrës Emergjente në Shkup. Një pacient është pranuar në traumatologji dhe ka një thyerje të kockës së kofshës dhe është bërë operacion. I dëmtuari i dytë u dërgua në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale.