Trazira në BFI, Buzaku u shpall kreu i ri, Rijaseti nuk e jep kreun aktual Rexhepi


Reis ul Ulejma Haxhi Sulejman efendi Rexhepi mbetet kreu i Bashkësisë Fetare Islame. Rijaseti mbrëmë porositi se është trupi i vetëm i cili e emëron krkeun e BFI-së dhe se vendimi gjyqësor për ndërrimin e tij dhe tërë rasti janë skandaloze, pas të cilave qëndron politika.

Rijaseti i BFI-së mbrëmë mbajti seancë në Kondovë, pas përfundimit të së cilës kreu aktual i BFI-së, Rexhepi deklaroi se Bashkësia Islame është prekur shumë nga ky skandal.

Një skandal të tillë nuk kujtoj në bashkësinë islame. Kjo nuk mbahet mend që ka ndodhur ndonjëherë  dhe nuk do të harrohet, deklaroi reis Rexhepi pas përfundimit të seancës në Rijasetin në Kondovë.

“Për tërë botën jam bartës i paqes dhe qetësisë, të bashkëjetesës dhe tolerancës, vetëm këtu demonstroj forcë”, theksoi kreu i BFI-së, duke shtuar se nuk duan që pushteti dhe politika e cila, siç tha, i bën keq popullit.

Porositi se nuk do të lejojë t’i keqpërdorin dhe se ai personalisht nuk mund të keqpërdoret.

“Flas në emër të 13 myftive në vend, ne jemi të pranishëm në çdo pëllëmbë të vendit dhe në emër të të gjithëve, njëzëri, janë miratuar konkludimet se një pushtet i tillë, i cili merret me ujdurma, që përhap anarki, nuk na duhet dhe për shkak të kësaj transmetoj dhe deklaroj se ne këtë nuk e duam, as e meritojmë, se kemi qenë dhe qëndrojmë si bashkësi shembullore”, deklaroi pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshëm të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame.

Për të Skender Buzaku, i cili sipas vendimit gjyqësor, duhet të jetë kreu i ri i BFI-së, është mjet i pushtetit.

Seanca vijoi pasi Buzaku duke iu referuar vendimit gjyqësor paralajmëroi se prej nesër ai është kreu i ri i Bashkësisë fetare Islame.

“Do të udhëheq me BFI+në në pajtim me vendimin gjyqësor”, ka thënë Buzaku, duke shtuar se ka kërkuat që policia financiare të bëjë kontroll në punën e deritanishme të kreut Sulejman Rexhepi.