Tramp: Jam akuzuar padrejtësisht për masakrën në Zelandën e Re

Presidenti amerikan Donald Tramp thotë se është akuzuar padrejtësisht për masakrën në të dyja xhamitë në Zelandën e Re.

“Mediat po punojnë që të më akuzojnë për sulmin e rrezikshëm në Zelandën e Re. Do të duhet të punojnë shumë intensivisht që ta dëshmojnë këtë”, shkroi Trampi në Tuiter.

Sulmuesi la të ashtuquajtur manifest në të cilin quhet nacionalist i bardhë duke aluduar në Trampin si “simbol i identitetit të rinovuar të të bardhit”.

Trampi shprehu keqardhje për shkak të viktimave, duke shtuar se nuk ka kërcënim nga nacionalizmi i të bardhit përgjatë botës.

Në të kaluarën Trampi ishte kritikuar për shkak të deklaratës së tij se “të dyja palët” duhet të akuzohen për dhunën në protestat e suprematistëve të bardhë, në të cilat kishte edhe viktima.

Australiani Brenton Tarant të premten sulmoi dy xhami në Krajstërç, me çka u vranë 50 njerëz, ndërsa mbi 40 janë lënduar. Ai ishte arrestuar pas sulmeve dhe është i akuzuar për vrasje.