Tramp shpalli gjendje të jashtëzakonshme


Presidenti amerikan, Donald Tramp sonte në një fjalim televiziv shpalli gjendje të jashtëzakonshme, me qëllim që të fitojë qasje në miliarda dollarët për ndërtimin e murit përgjatë kufirit të Amerikës dhe Meksikës.

Tramp theksoi se do t’i shfrytëzojë autorizimet ekzekutuese për ta shmangur Kongresin i cili miratoi dukshëm më pak para për murin, sesa që ka kërkuar ai.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se do të nënshkruaj deklaratë për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që ta mbrojë vendin prej narkotikëve, krimit dhe emigrantët ilegal të cilët hyjnë nga Meksika përmes kufirit jugperëndimor të SHBA-së, duke vlerësuar se kjo paraqet kanosje të madhe për sigurinë kombëtare.

Tramp falë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme do të mund t’i ndajë për murin ,6 miliardë dollarë të dedikuara për projekte për ndërtim në ushtri, kumtuan përfaqësuesit në Shtëpinë e Bardhë. Ai do t’i shfrytëzojë autorizimet dhe t’i transferojë 2,5 miliardë dollarë prej programit për luftë kundër drogës dhe 600 milionë dollarëve prej fondit të Ministrisë së Financave.

Vendimi i Trampit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufi menjëherë e dënuan një numër i madh i demokratëve dhe disa republikanëve, të cilët vlerësojnë se bëhet fjalë për keqpërdorimin e fuqisë.