Tramp planifikon ta rrisë tatimin e derivateve për herë të parë pas vitit 1993


Presidenti i SHBA-së Donald Tramp planifikon ta rrisë tatimin e derivateve për herë të parë pas vitit 1993.

Ai në takim me përfaqësues të pushtetit legjislativ të mërkurën ka dhënë mbështetje që tatimi i derivateve të rritet për 25 centë, që do të sillte 394 miliardë euro në buxhet në dhjetë vitet e ardhshme.

Për momentin tatimi i një galon benzinë në SHBA është 18.4 centë, ndërsa për një galon disel 24.4 centë dhe janë të pandryshuara 25 vite.

Çmimet e derivateve në SHBA variojnë nga shteti në shtet, kështu që për shembull një galon benzinë në Teksas kushtin 2.26, ndërsa në Havai kushton 3.42 dollarë