Tramp, Ivanovit: Marrëveshja e Prespës, hap rrugën për në NATO dhe BE


Presidenti amerikan Donald Tramp i ka dërguar letër homologut të tij Gjorgje Ivanov, me rastin e ditës së pavarsisë, 8 shtatori. Ai shkruan se  marrëveshja e Prespës i hapë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE-së.

“Maqedonia ka shumë arsye që sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike nga Prespa e zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në gjithë rajonin. SHBA-të janë të gatshme ta mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO. U dëshiroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të posaçme”, thuhet në letrën e presidentit Tramp të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Shkup.