Trajkovski nuk ka qenë i vetmi që e ka vizituar Gruevskin në Budapest


Aleksandar Trajkovski, i cili para ca kohësh u fotografua në Budapest në shoqërim të ish kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski, sipas të gjitha gjasave nuk ka qenë i punësuari i vetën i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, që ka qenë në takim me ish liderin e VMRO-DPMNE-së, i cili muajin e kaluar azil në Hungari, shkruan Dojçe Vele.

Sipas burimeve jo-zyrtare drejt Budapestit, me automjet nga Shkupi kanë shkuar edhe dy persona. Sipas burimeve nga VMRO-DPMNE, për to është i njohur identiteti i njërit që është fotografuar më 12 dhjetor në restorant nën shoqërim të Gruevskit.

Sipas tyre, në incizim është person nga Shkupi, i cili gjithashtu është i punësuar nga Drejtoria Doganore në Maqedoni. Sipas bashkëbiseduesve të “Dojçe Vele”, ai është anëtar i VMRO-DPMNE-së, por, nuk njihet për opinionin më të gjerë.