Trajkovski kërkoi përjashtimin e Janevës nga lënda “TNT” për shkak të rastit “Reket”

Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili është i akuzuar në rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, në seancën e sotme në Gjykatën penale në Shkup për këtë lëndë kërkoi përjashtimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva, e cila është përfaqësuese e aktakuzës, për shkak të dyshimit për lidhshmëri me rastin “Reket”.

Kërkesën, siç tha në deklaratë për mediumet, e ka parashtruar për shkak të dyshimit për lidhshmëri të prokurores speciale Janeva me Adrian Amzoskin, personin e autorizuar të ndërmarrjes “Drim billding” nga Struga, që ishte drejtor i ndërmarrjes SHT “Fine” që e ndërtoi objektin “Kosmos”. Për të Komuna e Gazi Babës ka parashtruar padi penale në Prokurorinë themelore publike për ndërtim në kundërshtim me lejen për ndërtim, ndërsa PTHP e ka procesuar aktakuzën në Gjykatën themelore Shkup 1. Janeva, ndërkaq, me kërkesë të saj e ka marrë rastin dhe menjëherë e ka tërhequr padinë penale, ndërsa pas dy muajve Amzoski ka dhuruan mbi 16 milionë denarë në Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit.

“Në fazë të caktimit të seancës nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1 reth padisë penale, Janeva e merr rastin nga kolegët nga Prokuroria dhe e tërheqë atë aktakuzë pa parashtruar dëshmi. Dyshojmë për lidhshmëri të tërheqjes së padisë me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim të “Drim billding” me Lidhjen ndërkombëtare pas dy muajve nga tërheqja e aktakuzës”, deklaroi Trajkovski.

Theksoi se ka pritur që për arsye morale Janeva vetë të kërkojë përjashtim nga rasti “TNT”.

“Por, kur nuk e bëri atë, sot zyrtarisht me parashtresë me shkrim e bëra unë, duke pasur parasysh se ndërmarrja ‘Drim billding’ ka nënshkruar marrëveshje me Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit që kuptova nga mediumet. Nga dokumentet që i mora shihet se ndërmarrja në vitin 2017 ka realizuar më pak të ardhura nga shuma se mbi 16 milionë denarë që ka paguar tek Lidhja ndërkombëtare. Është simptomatike prej nga janë paratë e ndërmarrjes dhe përse nënshkrimi i marrëveshjes pason vetëm dy muaj pas tërheqjes së aktakuzës pas procedurës së filluar penale në Gjykatën themelore Shkup 1 kundër të akuzuarit Amzoski”, deklaroi Trajkovski.

Saktësoi se padinë penale kundër Amzoskit personalisht e ka tërhequr prokurorja speciale Janeva, që, shtoi, është vërejtur në një nga raportet e PSP-së.

Kërkon të marrë sqarim përse Janeva e ka tërhequr padinë penale pa u nxjerrë dëshmi adekuate dhe pa u gjetur argumente plotësuese, si dhe pa deklarata adekuate nga cili do nga pjesëmarrësit në procedurë, cilat kanë qenë motivet dhe nëse ka vepruar sipas ligjit.