“Trajektorja”, gjysma e kabinetit të Gruevskit në gjyq


Para Gjykatës Penale të Shkupit sot kishte edhe skena të hareshme.

Por, brenda nuk kishte buzëqeshje. Vazhduan dy gjykime për lëndët e PSP-së. Në mesin e tyre edhe “Trajektorja”, rast ky për ndërtimin e autostradave me kredi kineze. Në këtë lëndë, Nikolla Gruevski akuzohet për marrje të shpërblimit për ndikimin kundërligjor tek Vlladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Lupço Georgievski për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në sallën e gjykatës u lëshuan biseda të përgjuara në të cilat të akuzuarit bisedojnë për negociatat me biznesmenët dhe bankat kineze për ndërtimin e autostradave Shtip-Milladinovc dhe Kërçovë-Ohër. Pikërisht për rrugën e re në Maqedoninë Perëndimore mund të dëgjohej se si ish ministri Janakievski në disa raste ishte informuar se vlerësimi nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka qenë se kjo autostradë duhet të kushtojë rreth 267 milionë euro. Ky është çmim më i ulët për më shumë se 100 milionë euro nga kontrata që më vonë do të firmoset me kompaninë kineze Sinhidro. Në njërën prej bisedave mund të dëgjohej edhe se si ka qenë trajtimi i kompanisë së dytë kineze, e cila ka tentuar ta fitojë tenderin.

Bashkëbiseduesi: Kam meil të ri nga CVE-ja

Mile Janakievski: Jo, kjo jo…

Përzgjedhja e bombave është në drejtim të konfirmimit të aktakuzës së PSP-së në lëndë ku thuhet se të akuzuarit e kanë injoruar në mënyrë të paligjshme ofertën më të ulët nga kompania CVE për autostradën Ohër-Kërçovë dhe kanë lidhur kontratë për çmim tmerrësisht më të lartë me një kompani tjetër kineze. Do të nevojiten edhe disa seanca që të prezantohen të gjitha bisedat e përgjuara që PSP-ja i propozoi si dëshmi në lëndën “Trajektorja”.

/Alsat-M/