Tragjedi për Gjermaninë në Rusi


Kombëtarja e Gjermanisë është larguar nga Botërori i Rusisë, duke bërë një paraqitje zhgënjyese përballë ekipeve të grupit F.

Gjermanët si kampion të botës në fuqi, nuk kanë arritur që të marrin pikë në ndeshjen e fundit në grup kundër Koresë së Jugut duke u mposhtur 0:2.

Golat për jugkoreanët i realizuan Young-Gwon Kim dhe Heung-Min Son në minutat shtesë të takimit.

Moskalimi tutje i Gjermanisë është befasia më e madhe në këtë kampionat deri tani.