Tragjedi në një shtëpi në Veles, digjen tre fëmijë


 

Pasdite dikur rreth orës 17 në periferi të Velesit ka ndodhur tragjedi e tmerrshme. Ashtu siç thonë nga MPB për “Nezavisen Vesnik” nga zjarri kanë pësuar tre fëmijë, një vjeçar, dy dhe 5 vjeçar.

Sipas informatave shtëpia të cilën e ka kapluar zjarri  ka qenë e improvizuar. Tragjedia ka ndodhur derisa prindërit kanë qenë në shitore ndërsa fëmijët kanë qenë vet në shtëpi.  Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Velesit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.