Tragjedi në Kumanovë, duke punuar i bie pllaka e betonit dhe vdes


Një tragjedi sot në mëngjes e ka tronditur Kumanovën. Në rrugën “Nikolla Spasiq”, vdes S.D.(64) nga fshati Tromegje, derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi private. Atij i bie pllaka e betonit, transmeton Almakos.

“Ai me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, ndërsa prej aty në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “ Nënë Tereza” në Shkup, ku iu është konstatuar vdekja. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Kumanovë”, informuan nga policia.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.