Toshta: Selën e nxorra nga turma që ta shpëtoj!?


I akuzuari për tentim-vrasje ndaj Zijadin Selës Aleksandar Janevski-Toshta tha se gjatë gjithë kohës ai ka tentuar që ta mbrojë Zijadin Selën nga turma dhe se asnjëherë nuk ka dashur që ta ekspozojë atë në rrezik. Madje Toshta tha se në goditjet e para, e kishte ndihmuar Selën të ngrihet por e kishte humbur pasi atë e kishin shtyrë dy persona me maska që ia kishin humbur baraspeshën dhe në ato momente ai nuk e kishte parë se si e kishte marrë Selën turma.

“Nëse kishte patur nevojë do e jepja edhe jetën time vetëm për ta shpëtuar Selën. Disa persona me maska fantomi ishin përballë meje. Ata kishin amblema policie. Kur më shtynë mua, ju bërtita a e doni Selën, ja ku është Sela. Pastaj e nxorra Selën nga turma e deputetëve pasi ishte e rrezikshme ta lë aty. Por më humbi përsëri, ndërsa më pas e pashë se ju kishin mbledhur 15-20 persona që e godisnin me boksa e shqelma. Sasho Senkov e kishte kapur për rrypin e pantallonave dhe dëshironte ta ngrejë Selën e shtrirë në bark. E kuptova se është Sela shkaku i flokëve. I shtyja njerëzit dhe mbroja sa arrija. Skishim mundësi të kthehemi prapa, vetëm para në drejtim të korridorit. Rrugës e takuam Stojan Pavlevskin i cili në ndihmoi. E kapi Selën për krahësh. Më tej e takova edhe Kiren dhe Cejon. Poashtu ju thash të më ndihmojnë. Prej atyre që e kanë goditur Selën nuk ka këtu në sallë. Ata që vërtetë e kanë rrahur nuk gjenden këtu.Vetëm Zoti e din përse më mbajnë në burg për tetë muaj. Në fillim isha dëshmitar, për gjashtë muaj nuk më arrestuan e pastaj dola i akuzuar”, ka treguar

Toshta vazhdimisht i thotë gjykatës se ai ska patur për qëllim të sulmojë dikë por vetëm ka hyrë në Kuvend rastësisht, pasi shumica kishin hyrë.

Toshta shpjegoi se ai fillimish kishte qenë lartë në galerinë e gazetarëve dhe më pas Vllatko Gjorçev e kishte thirrur poshtë që të ndihmojë në mbrojtjen e deputetëve. /SHENJA/